Plagosi me thikë një person, arrestohet 30-vjeçari

Një 46-vjeçar me iniciale D.T.,është plagosur me thikë në Elbasan. Policia ka vënë në pranga autorin me iniciale A.H., 30 vjeç.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Policia njofton se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Plagosja e rëndë me dashje”.