Liverpooli shumë serioz për titull, thyen rekord të paimagjinueshëm në Premierligë

Liverpooli është në një formë mbresëlënëse këtë edicion në Premierligën angleze.

Pas 35 javësh, "Të Kuqtë" kanë pësuar vetëm një humbje dhe sot renditen në vendin e parë në renditjen tabelare.

Sot, skuadra e Jurgen Klopp regjistroi fitoren e radhës në kampionat duke mposhtur Cardiff Cityn me rezultat 2:0, shkruan Zëri.

Me këtë fitore, Liverpooli grumbullon gjithsej 88 pikë pas 35 ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion.

Kjo shifër e pikëve të arkëtuara deri më tani është një rekord për skuadrën e Jurgen Klopp.

 

Liverpooli nuk ka arritur këtë shifrën e 88 pikëve, teksa më së afërti ishte në edicionin 2008/09 ku mori 86 pikë.

Saktësisht, këtë edicion në Premierligë, Liverpooli ka 27 fitore, shtatë barazime dhe një humbje./Zëri/