Superliga e Kosovës: Lehtë për 'Niklin' dramë në Gjilan
Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, në mesditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje interesante.
Feronikeli ka regjistruar fitoren e radhës në kampionatin elitar kosovar, duke e mposhtur KEK-un.
Në ndeshjen e zhvilluar në "Agron Rama", djelmoshat e Zekirija Ramadanit fituan me rezultat 4:0, shkruan Zëri.
Tre-golësh në këtë ndeshje shënoi sulmuesi Kastriot Rexha dhe të gjitha nga pika e bardhë, ndërsa golin e katërt e shënoi Carioca Jean.
Nga ana tjetër, Drita ka barazuar në shtëpi me Trepçën'89 me rezultat 1:1.
Pas fitores ndaj Vëllaznimit në Kupën e Kosovës, 89-shi ka arritur të marrë pikë të artë në Gjilan.
Golin e vetëm për mitrovicasit e shënoi Traore, ndërkaq për vendasit shënoi Xhevdet Shabani./Zëri/