Këtë super hit të Rita Orës që po bën namin në listat muzikore, kosovarët nuk mund t'a dëgjojnë

Rita Ora ka publikuar këngën e saj më të re “Carry On”, një bashkëpunim me DJ-in e njohur, Kygo.

Kjo këngë siç u bë e ditur do të jetë edhe kolonë muzikore e filmit të famshëm të animuar “Pokemon Detective Pikachu”, që pritet të publikohet më 10 maj.

Por një lajm i keq vjen për të gjithë fansat e Ritës në Kosovë, pasi klipi i ri i këngëtares nuk mund të dëgjohet në YouTube.

“Videoja e pavlefshme në vendin tuaj”, është fjalia që të del nëse je në Kosovë dhe tentosh të dëgjosh këngën e Rita Orës./Prive