Futbollisti ia fiton zemrën këngëtares ‘hot’

Futbollisti i mirënjohur i Manchester Cityt, Sergio Aguero, e ka nisur një histori të re dashurie, raportojnë mediat italiane, përcjell Zëri.info.

‘Sportmediaset’ shkruan se ai është në lidhje me këngëtaren nga Argjentina, Martina Stoessel.

Bukuroshja argjentinase dhe Aguero tashmë janë së bashku.

Ndryshe, Aguero më parë ka qenë në lidhje edhe me vajzën e legjendës së futbollit botëror, Diego Maradona.

Krahas femrave, Aguero edhe në këtë edicion ka mahnitur me paraqitjet e tij te skuadra e Manchester Cityt në Premierligën angleze.

Kujtojmë se së fundi, ky klub është përshëndetur me Ligën e Kampionëve në fazën çerekfinale duke u eliminuar nga Tottenhami. /Zëri.info