Kërkohet paraburgimi ndaj dy të pandehurve, dyshohet se kryen vjedhje të rëndë në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar paraburgim për të pandehurit B.K dhe D.SH, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Ata dyshohet se më 14 prill të këtij viti, në një lokal në qendër të Pejës, me mjete të forta hapin derën kryesore dhe nga aty marrin 5 televizor, 3 telepilot e 1 dreambox ndërsa më pas largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, përcjell zeri.info.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.