Vjedhje në repartin e kirurgjisë në Mitrovicë

Në qytetin e Mitrovicës dje është vjedhur një telefon mobil në repartin e kirurgjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare, transmeton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Aksident në hyrje të Suharekës, automjeti merr flakë

“Rr. “Anri Dinani”, Mitrovicë 17.04.2019 - 12:00. Viktima mashkull K/serb, ka njoftuar se në hapësirat e QKM- Mitrovicë - reparti i kirurgjisë, të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur telefoni mobil të llojit “Samsung”, në vlerë 150 (njëqind e pesëdhjetë) euro”, thuhet në njoftimin e policisë./ZËRI