Artan Grubi ofendon rëndë Blerim Rekën

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka përdorur akuza të rënda kur ka folur për kandidatin shqiptar për president Blerim Rekën.

Grubi, i cili po fliste në një tubim të BDI-së në sheshin Skenderbeu në Shkup, nga ku kërkonte vota për kandidatin maqedonase për president Stevo Pendarovskin.

Në një moment gjatë fjalimit të tij, Grubi i’u drejtua Rekës me disa shprehje me të cilat i drejtohen klerikët mysliman, kufomave gjatë varrimin, që në popull njihet si këndimi i tallkinit.

Mbase, në këtë mënyrë Grubi ka tentuar t’i dërgojë Rekës porosi se do të varroset politikisht në këto zgjedhje presidenciale.

“O Blerim i biri i Hamzës, jo i Kastrioteve, por i Rekës, çdo votë për ty është votë për VMRO DPMNE, çdo votë për ty është votë për regres e jo përprarim” kanë qenë disa nga fjalët e Grubit.

Dhe këto fjalë të Artan Grubit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i kaloi me qeshje!
Fjalimin e tij mund ta ndiqni në videon më poshtë.