Ferizaj: Në qendër të qyteti vidhen rreth 70 mijë euro në një këmbimore

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një këmbimore në qendër të qytetit të Ferizajit, ku pronarit ju janë vjedhur rreth 70 mijë euro.

Në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ gjatë natës së mbrëmshme janë vjedhur rreth 70 mijë euro nga persona të panjohur ka njoftuar policia.

Këmbimorja, pronë e R.SH, ka bërë të ditur se brenda lokalit ju janë vjedhur kjo shumë e madhe e parave, po sa ka marrë vesh i njëjti ka njoftuar policinë.

Rastin e ndodhur e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Agim Gashi.

“Më të marr njoftimin për këtë policia e Ferizajt rreth orës 8:10 ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.

Ndër të tjera është shprehur se ky rast është cilësuar si vjedhje e rëndë, pasi mësohet se brenda kësaj këmbimore janë vjedhur rreth 70 mijë euro. Gjithashtu ka thënë se ky rast është duke u hetuar nga Policia e Kosovës, informata këto dhënë për Gazetën Metro.

Rastet e vjedhjes në Ferizaj janë shpeshtuar kohën e fundit, ku ka pasur edhe grabitje të armatosur.