Alba Merovci tregon futbollistin e preferuar te Përfaqësuesja e Kosovës
Futbollisti i mirënjohur kosovar, Robert Gjeraj dhe prezantuesja e njohur, Alba Merovci janë të ftuar në emisionin "90 Plus" në Zëri TV.
Alba Merovci, prezantuesja e njohur e RTK-së ka folur për Përfaqësuesen e Kosovës.
Në mes të tjerash, ajo ka folur edhe për futbollistin e preferuar te Përfaqësuesja e Kosovës, shkruan Zëri.
"M'i nda si me i vra, këto djem nuk di të ndajë sepse na kanë bërë krenar", tha Merovci në "90 Plus".
"Por, e kisha veçuar Arbër Zenelin, por edhe Edoni është shumë i mirë, po i gjuhen pa nevojë", shtoi Merovci./Zëri/