Kryetari i të rinjve të PDK-së në Skenderaj mohon të ketë pasur përleshje fizike

Kryetari i të rinjve të PSK-së në Skenderaj, Alban Berisha, ka thënë se nuk ka pasur përleshje fizike në kuvendin e brendshëm zgjedhor të PDK-së në Skenderaj.

Duke folur për “Zeri.info” ai thotë se ka pasur vetëm ofendime ndaj tij.

“Ka pasur ofendime nga pala tjetër. Përleshje fizike jo”, ka thënë ai shkurt për “Zeri.info”.

Se nuk kishte pasur përleshje fizike, por vetëm shkëmbime verbale, për “Zeri.info” e ka thënë edhe Kryetari i Komisionit zgjedhor atje, Fadil Nura./Zeri/