Pasuria e Veton Elshanit eprorit të ri të policisë në Pejë
Nga e hëna e ardhshme, Zëvendës Drejtor i Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës do të jetë Veton Elshani.
Ish- Drejtori i Drejtorisë për Bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit (ILECU) ka deklaruar se familja e tij ka pasuri mbi 1 milion euro.
Si pasuri të paluajtshme të familjes ku hujnë babai dhe vëllezërit, Elshani ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion 9 banesa prej të cilave një e ka të trashëguar.
Vlera e banesave sipas deklarimit në Antikorrupsion është 404 mijë e 100 euro.
Ai ka deklaruar mbi 17 hektar tokë, 2 hektar prej tyre si të trashëguar në vlerë totale prej 435 mijë eurove.
Tw pwrbashkwt Elshani e ka deklaruar edhe një pllac në vlerë prej 45 mijë eurove, dy shtëpi në vlerë 120 mijë eurove por njërën të trashëguar, një parcelë me hapësirë prej 2 ari e në vlerë 4 mijë euro, një dyqan me 187 metra katrorë në vlerë prej 111 mijë e 112 euro, një hapësirë toke, zyre dhe depo në 12.36 ari në vlerë prej 136 mijë eurove dhe zyrat e Administratës së Erozionit në hapësirë prej 332 metrave katrorë e në vlerë prej 100 mijë euro.
Vlera totale e deklarimeve të pasurisë së paluajtshme arrin në 951 mijë e 517 e 1 euro.
Zëvendës Drejtori i ri i Policisë në Rajonin e Pejës ka deklaruar edhe pasurinë e luajtshme.
Elshani ka deklaruar në Antikorrupsion në vitin e kaluar një Mersedes 320 E në vlerë të 24 mijë eurove, një tjetër Mersedes CDI 280 në vlerë prej 54 mijë eurove, një veturë Audi A6 në vlerë prej 10 mijë eurove, një Kamion në vlerë 12 mijë euro, një Autovinç në vlerë 54 mijë euro, një Mitcubishi në vlerë 8 mijë euro, dy vetura Vw T4 në vlerë secila nga 4 mijë e 500 euro, një Mersedes Kamionetë me vlerësim prej 4 mijë eurove, një Traktor TAF 42 në vlerë prej 8 mijë eurove dhe Mjete përcjellëse të punës në vlerë prej 5 mijë eurove.
E gjitha kjo pasuri e luajtshme e tij arinë vlerën e 188 mijë eurove.
Si para të gatshme të deklaruara e që i mban në institucione financiare ai ka deklaruar 4 mijë e 734 euro.
Ndërsa, si para të gatshme të mbajtura në institucione financiare në emër të bashkëshortes së tij ka deklaruar 50.98 euro, ndërsa në emër të fëmijëve të tij, 2 mijë e 157 euro.
Të hyrat vjetore të Veton Elshanit për vitin 2018 e të deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsion kalojnë shifrën e 12 mijë eurove.
Si pagë vjetore nga Policia e Kosovës, ai ka deklaruar 10 mijë e 242 euro ndërsa, Elshani ka deklaruar edhe një pension invalidorë prej 2 mijë e 700 euro në vit.
E gjithë pasuria e deklaruar nga Veton Elshani arrin vlerën e mbi 1 milion 160 mijë eurove.
KËTU mund ta shihni formularin e deklaruar nga Veton Elshani për vitin 2018.