Ministri Lekaj: Lufta në Koshare u dha hov përpjekjeve për çlirimin e vendit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka qëndruar sot në Koshare, aty ku saktësisht 20 vjet më parë u zhvillua betejë e ashpër e UÇK-së kundër forcave serbe.

“Kujtojmë 20 vjetorin e Betejës së Koshares, ku lufta e lavdishme e UÇK-së theu kufirin shqiptaro-shqiptar duke i dhënë hov përpjekjeve dhe lëvizjes historike për çlirimin e vendit nga okupatori serb”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

“Në këtë ditë përkujtojmë dhe nderojmë ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

“Kosharja në këtë përvjetor, është më krenare se çdo herë, pasi shteti për të cilin u luftua u bë me ushtrinë e saj”.

“Lavdi”.