Filmi “Dashuria s’mjafton” vjen me datën 10 prill premierë në Cineplexx
Pas një udhëtimi në shumë vende të botës regjisori dhe skenaristi Drilon Hoxha vendosi që ta prezantoj filmin edhe në Kosovë, shkruan “Zëri.info”.
Filmi përmban një tematikë të ndjeshme që prezanton një histori të prekshme ku ndërlidhen dy shtetet Kosova dhe Shqipëria.
Pjesë e kastit janë: Çun Lajçi , Bruno Shllaku, Guljem Radoja, Dashnor Asllani i cili është edhe drejtor i fotografisë tek filmi po ashtu edhe vet regjisori Drilon Hoxha.
Pas premierës filmi do të shfaqet edhe me orare të ndryshme në kinemanë austriake Cineplexx.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë të tij në emisionin “Trend me Renatën”, në Radio Prishtina. /ZERI