Gjykata Kushtetuese ndanë 55 mijë euro për vetura zyrtare
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka hapur tenderin e radhës për këtë vit.
Zyrtarë të këtij institucioni shumë shpejt pritet të pajisen me tri vetura të reja për nevojat e tyre.
Kështu për kontratën “Blerja e veturave zyrtare për nevojat e KGJK-së”, ky institucion ka ndarë fillimisht 55 mijë euro, shkruan Indeksonline.
Afati i fundit për pranim të aplikacioneve është më datën 8 prill, ku pas kësaj dale edhe vendoset se cili operator ekonomik do të fitojë tenderin.