Georgina kujton takimin e parë me Ronaldon: Ishte dashuri në shikim të parë

Georgina Rodriguez ka pranuar se ajo dhe Cristiano Ronaldo ranë në dashuri në shikim të parë, gjatë kohës kur ajo punonte si asistene në dyqanin “Gucci”.

Çifti u takuan për herë të parë në qershor të vitit 2016 në dyqanin e “Guccit” në Madrid ku Georgina punonte, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ajo tha se “takimi i parë me Ronaldon ishte në Gucci ku unë punoja si asistente shitjesh…ishte dashuri në shikim të parë për të dy”.

25-vjeçarja pretendon se ndjenja ishte e ndërsjellë pas takimit të tyre në qershor të 2016-ës, ndërsa ajo zbuloi të gjitha këto në një intervistë për revistën italiane Elle.

Georgina tha “Takimi i parë me Ronaldon ishte në Gucci ku unë punoja si asistente shitjesh. Ditë më vonë ne u takuam me njëri-tjetrin përsëri në eventin e një brendi tjetër”.

Partnerja e futbollistit tregoi se një ditë tipike e saj është të zgjohesh në mëngjes, përgatisë ushqimin për fëmijët dhe t’i ushqejë ata, përgatitjen e drekës, pak gjumë, palestër, spa dhe një spot televiziv me Cristianon para se të shkojë në shtrat