Gruaja e yllit të Dinamo Zagrebit bëhet ‘hit’, shkak të mbathurat që kushtojnë 1 mijë e 500 dollarë
Bashkëshortja e futbollistit të Dinamos së Zagrebit, Izet Hajrovic, Lejla Hajrovic, ka dëshirë të falënderohet për blerjen e gjërave të shtrenjta, shkruajnë mediat kroate, përcjell Zëri.info.
Futbollisti nga Bosnja dhe Hercegovina dhe gruaja e tij jo rrallë dalin në qendër të vëmendjes për shkak të fotografive që i postojnë në rrjetet sociale.
Pozat me garderobën e brendeve të famshme është një hobi i tyre.
Me një rast ata kanë thënë se paratë nuk i harxhojnë je vetëm në garderobën e shtrenjtë dhe udhëtime luksoze, por shpesh i dhurojnë ato për qëllime humanitare, ndërsa edhe dinë të kursejnë.
Futbollisti 27-vjeçar momentalisht luan me Dinamon e Zagrebit, ndërsa gruaja e tij duket se është bërë yll i ‘Instagramit’.
Në këtë rrjet social atë e përcjellin rreth 150 mijë njerëz.
Fotografinë e fundit që e ka postuar Lejla në rrjetet sociale e ka tërhequr vëmendjen e opinionit.
Në të vërtetë, duke pozuar një mantel të shtrenjtë të një brendi të njohur, të mbathura i kishte pasur një palë papuçe me logon e njohur “Louis Vuitton”, ndërsa çmimi i papuçeve të tilla është më shumë se 1 500 dollarë. /Zëri.info