Renditja e re në FIFA e kundërshtarëve të Kosovës në eliminatoret e 'Euro 2020'
Në eliminatoret e Kampionatit Evropian, Përfaqësuesja e Kosovës ndodhet në grupin A me kundërshtarë jo edhe aq të lehtë.
Kosova përballë vetes ka Bullgarinë, Malin e Zi, Republikën e Çekisë si dhe Anglinë, shkruan Zëri.
Gjatë ditës së sotme, shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA ka publikuar ranglistën e përgjithshme të Kombëtareve, ku shihet se Kosova nga shënuar ngritje.
Nga pozita e 130, Kosova ka kaluar në pozitën e 127-të pas dy barazime – ndaj Bullgarisë dhe Danimarkës muajin e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndërkaq, katër kundërshtarët tjerë të Kosovës në grupin A renditen më lart në ranglistën e re të FIFA-s.
Anglia tashmë ka kaluar në vendin e katërt, derisa Republika e Çekisë renditet në vendin e 48-të.
Our Group opponents - ranking:
— Kosovan Football ë (@kosovanfooty) April 4, 2019
04-ëEngland
48-ëCzechia
51-ëBulgaria
53-ëMontenegro#EuroQualifier
Bullgaria pas dy barazimeve mbetet në vendin e 51-të, kurse Mali i Zi në vendin e 51-të./Zëri/