FBK dhe “Autizmi flet” organizojnë aktivitet për fëmijët me autizëm

Në organizim të organizatës “Autizmi Flet” dhe në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), si dhe në mbështetje të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe Qendrën Social-Edukative "Don Bosko" – Prishtinë, do të organizohet një aktivitet i përbashkët kushtuar fëmijëve me autizëm, shkruan faqja zyrtare e FBK-së, përcjell zeri.info..

Aktiviteti do të mbahet më 27 prill në ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në ditët në vazhdim Federata e Basketbollit të Kosovës dhe organizata “Autizmi Flet” do të organizojnë një konferencë të përbashkët për media për të dhënë detaje të tjera rreth aktivitetit në fjalë.

Federata e Basketbollit të Kosovës është e nderuar që për herë të parë do të jetë bashkë-organizatore e një aktiviteti për fëmijët me autizëm duke i përkrahur ata nëpërmjet një aktiviteti të basketbollit. /Zëri/