Pavarsisht se ka vetëm një pikë këtë sezon, Isa Sadriu ka fjalë të mëdha për KEK-un

KEK-u tashmë e ka siguruar rënien nga Superliga e Kosovës në futboll.

Pas 24 javësh, skuadra nga Obiliqi ka arkëtuar vetëm një pikë, shkruan Zëri.

Ndërsa, Isa Sadriu, trajner i njohur kosovar, thotë se skuadra e Alban Dragushës ka treguar lojëra të mira këtë sezon.

"KEK-u i ka zhvilluar disa ndeshje të mira këtë sezon, pavarsisht se e ka siguruar rënien nga Superliga", tha Sadriu në "Arena Sportive".

"Tash varet krejt se çfarë plane ka klubi për sezonin e ardhshëm dhe mbetet të shihet nëse do t'i mbajnë lojtarët që kanë dispozicion", u shpreh Sadriu./Zëri/