Nuk pendohet për komentet e pista ndaj Rihanës

“HL” raporton ekskluzivisht se Nick Cannonit i duken qesharake reagimet e njerëzve lidhur me komentet që ai i kishte bërë në fotot e Rihanës. Nick Cannon as që po shqetësohet për komentet e pista që i kishte lënë në fotot e Rihanës në “Instagram”, duke komentuar fustanin e shkurtër të artë që ajo kishte veshur në linjën “Fenty”, shkruan gazeta "Zëri".

Një burim ka thënë se ai është duke qeshur shumë me gjithë këto komente negative që po i drejtohen atij lidhur me diçka që nuk ka shumë rëndësi. “Nick po çuditet me faktin që njerëzit po e bëjnë kaq të madhe një koment në ‘Instagram’”, ka thënë një burim “Niku e ka mendjen e pisët dhe i duket Rihana shumë e bukur, në këto komente thjeshtë nuk kishte qëllim që ta lëndonte ndokënd. Gjithsesi ai nuk pendohet aspak në lidhur me këto komente sepse kanë qenë shumë spontane, më shumë i duket qesharake se sa shumë po u bën përshtypje njerëzve një gjë e tillë. Ai e respekton jashtëzakonisht shumë Rihanën dhe Hassanin”, ka shpjeguar i njëjti burim.

Një nga ata që ka reaguar rreth komenteve të Nikut ka qenë edhe ish i dashuri i Rihanës Chris Brown. Chris ndihet i neveritur nga komentet e Nikut drejtuar Rihanës./ZERI