Gështenja e egër, aleat i shëndetit

Gështenja e egër përdoret për disa sëmundje, si kurimi i kollës së bardhë, kurimi i hipertrofisë etj

Gështenja e egër konsiderohet si tejet e dobishme për shëndetin, shkruan gazeta "Zëri".

Ajo ka veti tonike dhe përdoret kundër temperaturave të përkohshme dhe të përsëritura, shëron dobësinë e barkut te gratë, kuron hemorroidet, forcon muskujt, pastron ulcerat dhe traumat, qetëson qarkullimin e gjakut dhe venat e zgjeruara etj.

LEXO EDHE: Pini një birrë pas ushtrimeve

Gështenja e egër përdoret për disa sëmundje, si kurimi i kollës së bardhë, kurimi i hipertrofisë, kurimi i shiatikut etj.

Për të kuruar kollën e bardhë marrim rreth 50 g lëkurë të shtypur gështenje dhe e ziejmë për shumë kohë në një litër ujë. Tretësira kullohet dhe pihet nga një filxhan çdo ditë./ZERI