Pini një birrë pas ushtrimeve

Të mirat që vijnë nga konsumimi i birrës janë të shumta. Birra forcon zemrën, përmban disa vitamina të kompleksit B dhe B1, kjo e fundit është e njohur si antistres dhe mbron sistemin imunitar, birra forcon eshtrat, ndikon në shëndetin e veshkave, shkruan gazeta "Zëri".

Birra gjithashtu përmirëson sistemin e tretjes. Por a keni menduar ndonjëherë që pas një aktiviteti sportiv në vend të ujit të konsumoni një gotë birrë? Studimet thonë se të konsumosh një birrë pas stërvitjes i bën mirë shëndetit.

LEXO EDHE: Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj

Konsumimi i një birre pas stërvitjeve mund t’i ndihmojë trupit ta riparojë veten në të njëjtën mënyrë si një pije rikuperuese me sheqer.

Profesorët e Universitetit të Granadas kanë zbuluar se konsumimi në sasi të moderuar i birrës ndihmon në balancimin e glukozës në gjak dhe e zvogëlon reagimin hormonal ndaj stresit fizik./ZERI