Uliks Emra ka një koment interesant për Bernard Challandes, flet edhe për Jose Mourinhon

Uliks Emra është një ish-futbollist që më parë ka zhvilluar karrierë në Kosovë.

Emra sot merret me politikë të jashtme, megjithatë ai vazhdon ta përcjellë futbollin si dhe Përfaqësusen e Kosovës.

Në emisionin "Sports Show", Emra ka folur edhe për ardhjen e trajnerit Bernard Challandes te Kosova.

"Vendimi i Fadil Vokrrit për ta sjellur Bernard Challandes ka qenë më se i saktë", tha fillimisht Emra.

"Vetë fakti se ai e njeh mentalitetin e futbollistëve shqiptar pasi ka punuar me ta te Zvicra tregon se Vokrri bëri zgjedhje të drejtë", shtoi Emra.

Në konferencën e Challandes, ky i fundit tha se s'bën të luhet me tiki-taka, ndërsa Emra thotë se futbollistët e Kosovës nuk duhet të mbrohen.

"Nuk bën të ndjeket shembulli i Jose Mourinhos duke u mbrojtur , kemi aftësi të sulmojmë", tha Emra në mes të tjerash./Zëri/