Vetura e frikshme nga 2008-ta, që nuk u vozit asnjëherë deri më tani

E mirëmbajtur për më shumë se një dekadë, vetura 'coupe' po kërkon një shtëpi të re.

Vetura ‘Dodge challenger SRT8’ është një nga ato veturat, të cilat blihen nga njerëz dhe mbahen në depo për vite, përpara se t’i shesin për ndonjë përfitim personal, transmeton lajmi.net.

Sipas shitësit, kjo veturë është në dispozicion në çdo vend në ShBA.

Asnjë targë makine nuk është lëshuar për këtë veturë, që nga momenti kur ka qenë në dispozicion, pra nga 2008-ta.

Shitësi, momentalisht po e mban veturën me çmimin 32 mijë euro.