Erza Muminoviq fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane ‘Athina 2019'

Xhudistja e re nga Kosova, Erza Muminoviq e ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane për juniore “Athina 2019”.

Xhudistët nga Kosova po vazhdojnë të korin suksese në këtë sport dhe të na bëjnë krenar çdo ditë e më shumë.

E fundit që ka quar lart emrin e Kosovës është xhudistja e re, Erza Muminoviq.

Ajo ka triumfuar në kategorinë deri në 48 kilogramë pasi ka mposhtur në finale Jacqueline Springer nga Austria.

Në gjysmëfinale, Erza fitoi ndaj ruses Glafira Borisova.