Alfa Romeo Stelvio, ndryshime më të mëdha në enterier (Foto)

Eksterier duket se ka mbetur i njëjtë, por enterier ka detaje më ndryshe

Ka vetëm dy vjet që kur është lansuar dhe nuk i nevojiten ndryshime të dukshme, por që tani prodhuesi italian po bën përpjekje për avancimin e makinës së parë SUV, transmeton Telegrafi.

 

Reporterët që merren me veturat e reja, e kanë parë një Stelvio derisa testohej me disa shtresa kamuflazhi, që duket sikur është i njëjtë me aktualin. Konsiderohet se vetëm dritat e përparme dhe të prapme, mund të jenë ndryshe prej të tanishmeve.

 

Enterieri që nuk e ka asnjë shtresë kamuflazhi, tregon se Alfa Romeo Stelvio ka pësuar ndryshime në pjesën e përparme, që është shumë më e ulët.

 

Ndërruesi i shpejtësive dhe disa prej butonave që ndodhen në modelin e tanishëm, kanë pamje shumë më ndryshe.

 

Ende nuk dihet se çfarë është zëvendësuar konkretisht, por konsiderohet se Stelvio i ri, do të ketë edhe shumë përparësi teknologjike.