Digjen malet afër Manastirit të Deçanit
Mali mbi Manastirin e Deçanit është kapluar nga zjarri, njofton Klan Kosova.
Këtë e kanë konfirmuar për klankosova.tv nga Zyra e Zjarrfikësve në Deçan, që thanë se edhe KFORI është duke ndërhyrë për ndaljen e zjarrit.
“Dje nga ora 17:00 kemi dal në vendin e ngjarjes dhe deri në ora 01:00 të natës e kemi lokalizuar zjarrin në atë pjesë”.
“Por në këtë pjesë edhe sot zjarri është ndez, gjithashtu janë duke ndihmuar edhe KFORI me helikopter për të ndalë flakët”.
“Persona të lënduar nuk ka, deri më tani janë djegur mbi 10 hektarë të malit”, thanë nga Zyra e Zjarrfikësve në Deçan.