Fotografia mbresëlënëse e motrës së yllit të Kosovës nga stadiumi 'Fadil Vokrri'

Përfaqësuesja e Kosovës regjistroi barazim mbresëlënës kundër Danimarkës në miqësoren e zhvilluar sonte në Prishtinë.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova kaloi pritshmëritë duke barazuar me Danimarkën, teksa nuk ishte edhe aq larg fitores, shkruan Zëri.

Në stadium sonte ishte  e pranishme edhe motra e portierit të Kosovës, Aro Muriç, Amra.

Amra kishte ateruar gjatë ditës në kryeqytetin kosovar, për t’i dalur në mbështetje vëllaut të tij.

Ndërkaq, gjatë ndeshjes ajo postoi edhe foto në rrjetin social, Instagram nga stadiumi “Fadil Vokrri”.

Ndryshe, pas barazimit të sontëm, Kosova e pret Bullgarinë të hënën në kuadër të ciklit eliminator për Kampionatin Evropian “Euro 2020”./Zëri/