Skenderaj në finale

Skenderaj ka siguruar finalen e kupës duke fituar menrezultat 3:1 (21:25; 25:21; 25:17; 25:21) sonte në ndeshjen gjysëmfinale ndaj ekipit kampion Dritës nga Gjilani.

Në fakt Drita e filloi mirë takimin duke fituar setin e parë, mirëpo në vazhdim Skenderaj arriti të rikthehet në lojë për të fituar tre setat e radhës dhe ndeshjen në tërësi.

Skenderaj në finale do të takohet me fituesin e ndeshjes Kastrioti - M Technologie. /Zëri/