Policia jep detaje për vrasjen e 36-vjeçarit në Lipjan
Një vrasje ka ndodhur në orët e vona sot në Lipjan.
Policia ka bërë të ditur për “Zeri.info” se i vrari është një 36-vjeçar, punëtor i një kazinoje në këtë qytet.
Sipas tyre, dyshohet të jetë përdorur arma e zjarrit në këtë vrasje.
“Rreth orës 20:00 policia ka marrë informatën se në një lokal në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja fillestare e vendngjarjes është konstatuar se një mashkull rreth 36 vjec , që është konfirmuar si puntori i lokalit në fjalë është pa shenja jete, dhe ka një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit”, ka thënë për “Zeri.info” Agron Borovci, zëdhënës i PK-së për rajonin e Prishtinës.
Borovci tutje ka bërë të ditur se po ekzaminohet vendi i ngjarjes dhe po hetohet rasti.
“Aktualisht po vazhdon ekzaminimi i vendit të ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e policisë si vdekje e dyshimtë përderisa janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në te cilat ka ndodhur ngjarja”, ka njoftuar ai për “Zeri.info”.