Moti sot në Kosovë

Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët ndërsa në mbrëmje vranësirat do të shtohen madje mund të ketë edhe riga lokale shiu.

Meteorologët kanë parashikuar që temperaturat gjatë ditës së sotme të lëvizin nga 2 gradë celsius minimalja, ndërkaq 18 maksimalja.

Ditët e ngrohta me diell po ikin prapë pasi këto ditë pritet të ketë rënie të temperaturave.