Munishi: Nëse Kombëtarja do më ftonte edhe për të larë rroba, përgjigjja do të ishte pozitive
Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, i ka kritikuar futbollistët shqiptarë që po e refuzojnë Kombëtaren shqiptare dhe Përfaqësuesen e Kosovës, raporton Zëri.info.
Munishi deklaron se një gjë e tillë është e pafalshme.
"Nëse do të më ftonte Kombëtarja edhe për të larë rroba do ta pranoja. Nuk dëgjojë asnjëherë që një gjerman e refuzon Gjermaninë, një suedez e refuzon Suedinë, vetëm për shqiptarë dhe ballkanas ka rrëfime të tilla", ka deklaruar Ismet Munishi për emisonin sportiv Dueli Sportiv në RTV Dukagjini.
Munishi aktualisht e drejton Vëllaznimin e Gjakovës.
Munishi si futbollist e ka bartur fanellën e Përfaqësueses së Kosovës. /Zëri.info