Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku me këngë të veçantë për Kosovën dhe Fadil Vokrrin

Përfaqësuesja e Kosovës do ta ketë gjithë vëmendjen e futbolldashësve nga java e ardhshme.

'Dardanët' do t;i zhvillojnë dy ndeshje interesante javën tjetër.

Fillimisht, një miqësore me Danimarkën e më pas eliminatoren e Evropianit me Bullgarinë, shkruan Zëri.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, këngëtarët e njohur kosovar, Mahmut Ferati dhe Shaqir Cervadiku i kanë kushtuar një këngë Kosovës si dhe legjendës, Fadil Vokrri.

E veçanta e kësaj është se video-klipi i kësaj kënge është realizuar në stadiumin, "Fadil Vokrri"./Zëri/