Brnabiq: Nuk është korrekte që Brukseli s'po e thotë asnjë fjalë për Platformën e Prishtinës
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është shprehur e zhgënjyer se pse ende Bashkimi Evropian nuk e ka thënë asnjë fjalë sa i përket Platformës së Kosovës për Dialogun.
Sipas saj, një qëndrim i tillë nuk është korrekt, dhe ka thënë se Serbia po e pret një reagim të BE-së.
“Duhet të dëgjohet qëndrimi i akterëve ndërkombëtarë, mbi të gjitha Brukselit, që është garantues i marrëveshjes dhe ndërmjetësues i dialogut”, ka thënë ajo, shkruan N1, transmeton Express.
Ndryshe nga Brnabiq, Platformën e Prishtinës për Dialogun, presidenti i Serbisë, Vuçiq, e ka cilësuar si "letër që vjen prej banditëve".
Sipas politikanëve në Serbi, një platformë e tillë është bërë për ta vështirësuar edhe më tej dialogun.