Kur Agim Ramadani thoshte se pas serbëve do të ketë një luftë tjetër, por me kundërshtarë të tjerë

Më 11 prill të këtij viti bëhen 20 vite nga rënia e Agim Ramadanit, komandanti i Brigadës 138 të Zonës Operative të Dukagjinit, i cili njihej me nofkën ‘Katana’.

Por pak ditë para këtij përvjetori, bashkëshortja e tij, Shukrie Ramadani ka zgjedhur që ta përkujtojë atë, por në një mënyrë të veçantë.

Ajo zgjodhi një nga thëniet e Agim Ramadanit (Katanës), ku ai paralajmëronte se pas luftës së shqiptarëve me serbët, do të ketë edhe një luftë tjetër, shkruan Indeksonline.

“Pas kësaj lufte do të kemi një luftë tjetër ,por me njerëz të tjerë dhe kundërshtarë të tjerë!Agim Ramadani 1998!”.

Me këto fjalë ish-Komandanti sikur e dinte që pas luftës së fituar do të niste një luftë tjetër, ajo për pushtet.

Duke ditur situatën në të cilën tash e disa vite ndodhet Kosovë, qartazi mund të kuptohet se lufta për pushtet në mes njëri-tjetrit është ashpërsuar aq shumë sa shpesh herë harrojnë se lirinë e fituam pikërisht me gjakun e atyre që nuk janë më, e që nuk do të donin asnjëherë që kjo “betejë” të ndodhte në Kosovën e lirë.