Lazim Destani dekorohet me çmimin Shqiponja e Artë e Diasporës
Në kuadër të Samitit të dytë të Diasporës, i cili nga dita e enjte po i zhvillon punimet në Tiranë, figura të shquara kombëtare u dekoruan me çmimin Shqiponja e Artë e Diasporës, transmeton "Zëri.info".
Në një ceremoni glamuroze festive në Pallatin e Kongreseve, Lazim Destani ishte ndër personalitetet e shquara që u nderua me këtë çmim për historinë e tij të suksesit në diasporë.
Me rastin e dhënies së çmimit, krahas suksesit si sipërmarrës, u potencua kontributi i Lazim Destanit si humanitar dhe filantrop i shquar.
Gjatë gjithë karrierës së tij prej më se katër dekadash, ai është dalluar me veprat humanitare si dhe në vazhdimësi ka mbështetur projekte të shumta nga sfera e arsimit, shkencës, kulturës, sportit dhe artit. /ZERI