Bimët si ilaç natyral për krimbat e zorrëve

Parazitët e zorrëve, ose siç njihen në gjuhën popullore krimbat e barkut, janë një infeksion shumë i shpeshtë që mund të paraqiten te çdokush.

Krimbat janë parazitë të bardhë dhe të vegjël që infektojnë organizmin.

Ata duken si fije pambuku dhe janë të gjatë nga 2-13 milimetra.

Këta parazitë prekin zakonisht gjysmën e fëmijëve nën moshën 10 vjeç, por edhe të rriturit.

Rreziku që anëtarët e tjerë të familjes të infektohen është 75%.

Mungesa e higjienës si moslarja e duarve pasi shkoni në tualet ose kontakti me objekte që mbajnë vezë të krimbave janë dy nga arsyet kryesore që çojnë në shfaqjen e tyre.

Simptoma kryesore e pranisë së këtyre parazitëve është kruajtja në pjesën e poshtme, zona e anusit, e cila përkeqësohet gjatë natës dhe mund të prishë gjumin; zorra mund të jetë e bllokuar dhe si pasojë shkakton probleme me jashtëqitjen; diarre ose gjak në feçe.

Përkundër asaj që mendojnë shumë njerëz, parazitët që rriten dhe shumohen brenda organizmit të njeriut vijnë në shumë forma dhe madhësi dhe janë një shqetësim shëndetësor përtej kufijve të vendeve të varfra me kujdes të dobët shëndetësor.

Parazitët shpesh janë mikroskopik dhe më së shpeshti përhapen përmes ujit dhe ushqimit dhe prekin një pjesë dërmuese të njerëzve, ndaj nuk ka rëndësi nëse je i varfër apo i pasur: Parazitët janë kudo, gjejnë mënyrën për t’u ngjitur…

POR, çfarë duhet të bëni në raste të tilla? Ja çfarë na kanë përgatitur ekspertët e gazetës “Super Shëndeti”; bimët-ilaç që mbysin krimbat e zorrëve

ARRA E KOKOSIT

Arra e kokosit është një ilaç shumë efektiv për dëbimin e të gjithë llojeve të krimbave të zorrëve.

Ajo vepron si një agjent shumë i fortë anti-parazit.

Të dy, fruti dhe vaji mund të përdoren për të trajtuar krimbat e zorrëve.

– Hani një lugë gjelle arrë kokosi të copëtuar me mëngjesin tuaj.

Pas tre orësh, pini një gotë qumësht të ngrohtë, me hudhër të copëtuar në të dhe me dy lugë vaj ricini të përziera në të.

Përsëriteni këtë proces çdo ditë derisa infektimi të zhduket.

Vaji i ricinit, megjithatë, nuk rekomandohet për individët që vuajnë nga sëmundjet gastrointestinale dhe fëmijët nën moshën pesë vjeç (Mos e përdorni vaj ricini nëse keni diarre).

Mos e pini qumështin pa këto përbërës shtesë, ndryshe ju shumon parazitët.

– Gjithashtu, hani katër deri në gjashtë lugë vaj ekstra të virgjër të arrës të kokosit (shihni të ketë bar kod 8).

Ky vaj është i mbushur me zinxhirin mesatar të triglicerideve që ndihmojnë në dëbimin e parazitëve nga trupi juaj dhe gjithashtu rrit sistemin imunitar për të luftuar kundër tyre.

HUDHËR

Hudhra është një ushqim popullor antiparazitik që mund të ndihmojë në trajtimin e çdo lloji të krimbave të zorrëve.

Hudhra e papërpunuar ka aminoacide që përmbajnë squfur me natyrë anti-parazitare.

Plus, vetitë antibakteriale, antimykotike dhe antiseptik ndihmojnë që hudhra të vrasë mikrobet në trup.

– Konsumimi i tre thelpinjve hudhër të papërpunuar me stomak bosh çdo ditë për një javë (apo më shumë), është një nga mënyrat më të thjeshta për të hequr qafe të gjitha llojet e krimbave të zorrëve.

– Përndryshe, mund shtypni dy thelpinj hudhre, i hidhni në gjysmë filxhani qumësht dhe e vini në zjarr të vlojë.

Pijeni atë me stomak bosh.

Bëjeni këtë për rreth një javë.

FARAT E KUNGULLIT

Qendra Mjekësore e Universitetit të Maryland-it rekomandon përdorimin e farave të kungujve për të hequr qafe krimbat e zorrëve.

Një përbërje e quajtur cucurbitacin në farat e kungujve ka veti anti-parazitare, që mund të paralizojnë parazitët.

Kjo, nga ana tjetër, i pengon ata të kapen në murin e zorrëve dhe ata së shpejti eliminohen nga trupi.

– Shtoni dy lugë fara të kungujve të prera dhe të grimcuar në tri gota me ujë të valuar.

Lëreni të valojë për 30 minuta.

Pasi të jetë ftohur, pijeni atë.

Përpiquni të agjëroni për një ditë, para se të pini lëngun e farave të thata të kungullit për të ndihmuar pastrimin e zorrëve.

– Përzieni së bashku një lugë gjelle fara kungulli të pjekura dhe të grimcuara me një sasi të barabartë mjalti.

Hani këtë përzierje çdo mëngjes me stomak bosh për një javë.

Pastaj përfshini një ushqim laksativ si një banane ose kivi për mëngjesin tuaj.

LËVORJA E PEMËS SË SHEGËS

Lëvorja, rrënja, gjethet e pemës si dhe bishtat e gjetheve të shegës përmbajnë anthelmintic dhe kjo është arsyeja pse shega është konsideruar ilaç i mirë për krimbat zorrëve.

Plenicina alkaloide e pranishme në lëvoren e pemës së shegës është shumë toksike për krimbat e zorrëve dhe sidomos shiritat.

– Shtoni një copë lëvore të pemës së shegës në një filxhan me ujë.

Vlojeni atë deri sa gjysma e sasisë së ujit të avullohet.

Lëreni që përzierja të ftohet dhe pijeni tri herë në ditë, në intervale prej disa orësh.

Pastaj hani një frut si banane ose mollë për të lehtësuar lëvizjn e zorrëve.

Përdoreni këtë ilaç për disa ditë.

Kur përdorni këtë ilaç për fëmijët, zvogëloni dozën e zierjes në një të tretën.

Edhe konsumimi i shegës ose pirja e lëngut të saj mund të ndihmojë në parandalimin e sulmit të krimbave të zorrëve.

KARROTA

Karrotat janë të pasura me beta-carotene, një pararendës për vitaminën A që mund të shkatërrojë vezët e krimbave të zorrëve.

Plus, vitamina C dhe zinku të pranishëm në karrota gjithashtu mbështesin sistemin imunitar.

Një sistem i fortë imunitar do të luftojë parazitët shpejt.

– Grini dy karrota.

– Hani ato me stomak bosh në mëngjes.

– Mos hani gjë tjetër për mëngjes.

– Bëni këtë çdo ditë për një javë për të hequr qafe krimbat e zorrëve.

KARAFIL

Karafilët kanë veti antiseptike, baktericide dhe antiparazitare që ndihmojnë në shkatërrimin e vezëve parazitare dhe të vrasin krimbat e zorrëve brenda trupit.

Plus, karafili mund të ndihmojë në parandalimin e infektimit.

Shtoni një lugë çaji karafil pluhur, në një gotë me ujë të nxehtë.

Mbuloje gotën me dhe lëreni të pushojë për 10 deri në 20 minuta.

Pijeni këtë tri herë në ditë për një javë.

Gjithmonë përdorni pluhur karafil të freskët për të marrë përfitimet maksimale shëndetësore.

SHAFRAN I INDISË

Shafrani i Indisë është një ilaç i shkëlqyer natyror për krimbat e zorrëve.

Ai vepron si një antiseptik i brendshëm dhe përmban veti antimikrobiale që ndihmojnë në eleminimin e krimbave të zorrëve.

Plus, shafrani i Indisë mund të ndihmojë në lehtësimin e fryrjes, gazit të tepruar, përzierjes dhe dhimbjeve abdominale, të cilat janë disa nga simptomat e zakonshme të krimbave të zorrëve.

– Nxirrni lëngun nga një rrënjë e freskët shafran Indie.

Shtoni pak kripë në një lugë të këtij lëngu.

Pijeni atë në mëngjes me stomakun bosh.

Përsëriteni çdo ditë për një javë.

– Nëse keni pluhur shafrani të thatë atëherë shtoni gjysmë lugë çaji të pluhurit dhe një majë kripë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni çdo ditë për pesë ditë.

– Përndryshe, shtoni një lugë gjelle lëng shafrani të Indisë në një gotë dhallë.

Pijeni një herë në ditë për tre ditë rresht./ Supershendeti