Ish-angjenti i FBI-së: Protesta e Sali Berishës e ndikuar nga rusët
Ish-agjenti i FBI-së, Mark Rossini ka komentuar protestën e opozitës në Shqipëri.
Përmes një postimi në Twitter, këtë protestë ai e ka vlerësuar si të ndikuar nga rusët, e për këtë ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Në Shqipëri po zhvillohen protesta, të thirrura nga Sali Berisha, i cili është nën ndikimin e rusëve. Ai dhe familja e tij e kanë humbur pushtetin. Nëse Sali Berisha merr pushtetin, Putin do arrijë të depërtojë në Kosovë dhe Shqipëri. Kjo i hap rrugë Putin të ketë qasje mikpritëse në portin e Adriatikut”, ka shkruar Rossini.