Fundjavë e nxehtë në Superigë, caktohen gjyqtarët e ndeshjeve
Në fundjavë do të zhvillohet xhiro e 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Federata e Futbollit të Kosovës sot ka bërë të ditur zyrtarët e ndeshjeve për fundjavë.
Derbin mes Feronikelit dhe Llapit do ta drejtojë gjyqtari, Dardan Çaka me ndihmësit e tij, Granit Hyseni dhe Benon Këpuska, si dhe me ndihmësin e katërt, Mervan Bejtullahu, shkruan Zëri.
Kurse, derbin e rivalëve të vjetër, Prishtina – Liria do ta drejtojë Ilir Mehmeti.
Ndeshjen mes Trepçës’89 dhe Dritës do ta drejtojë Alban Shala, kurse Genc Nuza do ta drejtojë ndeshjen mes Drenicës dhe Ferizajt./Zëri/