UEFA e ka një super-lajm për Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të Kombëtares së Zvicrës në Kampionatin Evropian, “Euro 2016”.

Në këtë kompeticion, ku Portugalia ia doli të triumfojë në fund, helvetikët kishin bërë një kampanjë të mrekullueshme.

Madje, mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri kishte shënuar një gol të jashtëzakonshëm, shkruan Zëri.

Anëtari i Liverpoolit shënoi gol me gërshërë kundër Polonisë, ndërsa tani eliminatoret për Evropianin e vitit 2020 fillojnë muajin e ardhshëm, përkatësisht më 21 mars.

Para kësaj, UEFA ka pyetur tifozët nëse goli i Shaqirit ishte më i miri i Kampionatit Evropian të vitit 2016.

“Eliminatoret e ‘EURO 2020’ fillojnë më 21 mars. A ishte goli më i bukur i Evropianit të kaluar ai i Shaqirit?”, ka shkruar UEFA në Twitter.

Kujtojmë se në këto eliminatore, Zvicra është rreshtuar në Grupin D përkrah Danimarkës, Republikës së Irlandës, Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit./Zëri/