Dhunë në familje në Gjilan, kështu e keqtrajtoi burri gruan!

Ditën e djeshme në Gjilan është sulmuar nga bashkëshorti i saj një grua e cila si pasojë e lëndimeve që ka marrë është dashur të marrë tretman mjekësor, përcjell "Zëri.Info”.

Në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës ka gjetur një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër K/Shqiptare, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me një thikë nga bashkëshorti i saj i sëmurë mental mashkull K/Shqiptar. Si  pasojë e lëndimeve viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit. Thika është gjetur dhe konfiskuar nga policia si dëshmi materiale. Me vendimin e prokurorit, i dyshuari pas arrestimit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim./ZËRI