Voglushja Erëza Muqolli nga Drenasi, mahnitë edhe një herë francezët me zërin e saj (Video)
Erëza Muqolli, e cila me origjinë është nga Drenasi dhe jeton me familjen e saj në Francë, ka mahnitur edhe një herë francezët me zërin e saj.
Erëza e cila u bë e njohur për zërin e saj kur ishte 9-vjeçare në garën për talentet e rinj në Francë, ka mahnitur edhe këtë herë me zërin e saj kur ka kënduar Live këngën “Listen” të Beyoncë në skenën e AccorHotels Arena në Francë, transmeton Magazina.al
Në fund të performancës, Erëza ka marrë duartrokitje të shumta nga publiku ndërsa ata i ka përshendetur me simbolin e shqiponjës.