Frosinone, 'kafshatë e lehtë' për të pandalshmit e Juventusit
Juventusi e ka regjistruar fitoren e radhës në kampionatin italian, Serie A.
Në kuadër të javës së 24-t në kampionatin italian, Juventusi ka arritur ta mposhtë Frosinonen.
Në ndeshjen e zhvilluar në "Allianz Stadium", vendasit kanë triumfuar me rezultat bindës, 3:0, shkruan Zëri.
Paulo Dybala ('6), Leonardo Bonucci ('17) dhe Cristiano Ronaldo ishin golashënuesit e kampionit në fuqi sonte.
Me këtë fitore, Juventusi mbetet në vendin e parë me 66 pikë pas 23 ndeshjeve të zhvilluara.
Ndërsa, Frosninone është në vendin e 19-të me vetëm 16 pikë të grumbulluara./Zëri/