Veprimi i fundit i kapitenit të Juventusit shton thashethemet për largimin e Icardit nga Interi

Veprimi i fundit i kapitenit të Juventusit, Giorgio Chiellini i ka shtuar edhe më shumë thashethemet për një largim të mundshëm të sulmuesit Mauro Icardi nga Interit, transmeton zeri.info

Reprezentuesi italian ka filluar ta ndjekë argjentinasin në rrjetin social Instagram.

Situata e Icardit momentalisht është komplikuar jashtëzakonisht shumë së fundmi, pas heqjes së shiritit të kapitenit nga kryesia e klubit zikaltër dhe ky veprim i Chiellinit në këtë kohë shton edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e argjentinasit./Zëri