Dy studente nga Kosova ju prezantojnë me ‘Kavanozat dekorative’

Duke pasur parasysh blerjet online në faqe ndërkombëtare, dy studente nga Suhareka, Ylberina Bajraktari dhe Agnesa Pirku, kanë menduar të hapin një faqe online përmes së cilës i kanë hedhur në treg disa kavanoza të dekoruara për momentet tuaja të veçanta, shkruan “Zëri.info”.

Dy studentet përmes kreativitetit të tyre, idetë e tyre i kanë shpalosur me delikates duke i transformuar në kavanoza të cilat mund t’i përdorni në hapësirat tuaja për momentet më të veçanta.

Tani kur edhe po afrohet dita e të dashuruarve “Shën Valentini”, kavanoza dekorative të tyre mund t’i porositni online në faqen e tyre të Instagramit.

Për më tepër ju prezantojmë me disa nga produktet e tyre. ZËRI 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ju prezantojmë me koleksionin e ri me rastin e Shën Valentinit. Bëj të lumtur të dashurin/dashurën tënde. Zgjedh diçka të vogël, por që do të thotë shumë. ë

A post shared by @ nb.jars on