Vetëvritet një 25-vjeçar në Gjilan
Një person i moshës 25 –vjeçare është gjetur i vdekur sot në shtëpinë e tij në Gjilan.
Burimet e Gazetës Zëri brenda policisë së Gjilanit kanë bërë të ditur se i njëjti dyshohet se ka kryer vetëvrasje mirëpo ende nuk është vërtetuar kjo gjë.
Zëri në vazhdim do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë rast. Zëri