Këta janë gjysmëfinalistët e Botërorit

Janë përcaktuar skuadrat gjysmëfinaliste të Kampionatit Botëror të hendbollit, i cili po zhvillohet në Gjermani dhe Danimarkë.

Kështu, të premten në Hamburg do të takohen Gjermania e Norvegjia, përkatësisht Danimarka e Franca, përcjell zeri.info.

Gjermania kaloi në mesin e katër më të mirave, pasi e mundi Spanjën me rezultat 31:30, ndërsa Danimarka qe më e mirë se Suedia, duke e fituar ndeshjen me rezultat 30:26. /Zëri/