Përfundon takimi mes Veselit, Haradinajt e Kosnett

Para pak minutash ka përfunduar takimi mes kryeparlamentarit Kadri Veseli, Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe amabasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, raporton zeri.info.

Në këtë takim, të thirrur nga Kryetari i Kuvendit, është diskutuar për taksën e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura, pa praninë e gazetarëve.

Ndërkohë, ndonëse ende nuk është deklaruar asnjëri nga pjesëmarrësit e takimit, ShBA tashmë ka bërë të qartë pozicionin e saj karshi taksës, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të saj./Zeri