Gazetarja e pa konkurrencë - gruaja e Marc Bartras shkakton 'trazira' me linjat seksi

Rrallëherë ndodhë që një futbollist profesionist të përballet me konkurrencë në lidhje me atë se kush është më sportdashës në familje - e pikërisht ndodhë te familja e Marc Bartra.

Qendër-mbrojtësi i Real Betisit është i martuar me gazetaren dhe ndjekësen e MotoGP, Melissa Jimenez, raporton Zëri. 

Çifti zyrtarizuan lidhjen në shkurt të vitit 2014, teksa u martuan në një ceremoni mahnitëse në Barcelonë në qershorin e vitit 2017.

Para kësaj, Melissa kishte bërë emër pasi që transmetonte drejtëpërdrejtë garën e çiklizimit për Sky Italia.

Është pak befasi që ajo e pëlqen një sport të tillë, por vlen të përmendet se babai i saj kishte punuar në një kompani të çikletave spanjolle, JJ Cobas.

Ajo ka një karrierë të pasur gazetarie, teksa më parë kishte zëvendësuar Lara Alvarez në Mediaset Spain.

Përveç se është një profesioniste e vërtetë, Melissa është edhe një femër atraktive, e cila di si të provokojë me linjat e saj./Zëri/